Edhe një Ferrari 10 milionë paund mund të gjobitet

27/04/2016 00:00

E ç’rëndësi ka se çfarë makine është dhe sa është vlera e saj për këta policë në Londër. Një Ferrari me vlerë rreth 10 milionë paund ka marrë një gjobë parkimi 120 paund.

Ferrari 512M e vitit 1970 sapo kishte dalë nga një pikë shitjesh në Kensington, në perëndim të Londrës dhe ishte ndaluar për disa momente në një zonë ku nuk lejohej parkimi. Dy policë i janë afruar automjetit super të shtrenjtë, duke vendosur gjobën sipas rregullave, 120 paund.

“Daily Mail” shkruan se tashmë Ferrari 512M është makina më e shtrenjtë në botë që është gjobitur.

Ferrari, i cili njihet edhe si Chassis 1002, është prodhim i vitit 1970 dhe është një prej 25 modeleve të vetme të prodhuara të këtij lloji.

Chassis 1002 ka marrë pjesë në disa nga garat më të famshme në botë, duke përfshirë atë të vitit 1970 dhe 1971, të 24-orëshit në “Le Mans”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA