Bulqizë, pranverë me dëborë; probleme me të mbjellat

26/04/2016 08:55

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundi, të shoqëruara dhe me temperatura të ulëta janë kthyer në borë, duke zbardhur malet e duke iu afruar fshatrave dhe qytetit të Bulqizës.

Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës dhe punimet në frutikulturë, kthimi i reshjeve të dëborës gjatë natës ka ngjallur befasi për ta.

Edhe pse të pazakonta, reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar dëme në bujqësi.

Gjithësesi, sipas fermerëve, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat e po ashtu do të shkaktojnë vonesa në realizimin në kohë optimale të punëve të shumta të pranverës në bujqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA