Skoci, kalendar nudo i studentëve të Veterinarisë

25/04/2016 00:00

Një grup studentësh të Veterinarisë në Universitetin e Gllasgout janë zhveshur dhe kanë përdorur delet për të mbuluar pjesët intime në një kalendar nudo.

Ky kalendar është realizuar për të grumbulluar para’ e për t’i dhënë më pas për bamirësi tek shoqatat e mbrojtjes së kafshëve.

“Ishte shumë gallatë realizimi i këtij kalendari. Në fillim ishim të gjithë nervozë, por sapo i hoqëm rrobat, iku emocioni”, thotë njëri prej studentëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel