Kryeministri Edi Rama kërkoi marrjen fund të të konsideruarit të administratës publike si zyrë pune, pasi sipas tij ky fenomen është një deformim i demokracisë, duke shpërblyer më të mirët dhe më të zellshmit e partisë.
Një prej zgjidhjeve që Rama e promovoi është intershipi në administratën publike të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova. “Janë 2.000 vende për praktikë në të gjitha nivelet e adminsitratës në Shqipëri dhe 1.000 në Kosovë”, tha kryeministri.
Duke prezantuar fazën e dytë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”, ministri Klosi tha se, synojmë tërheqjen e të rinjve nga diaspora.
Ndërsa Valon Murati, ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, i konsderoi të rinjtë dhe të rejat në diasporë një kapital njerëzor që duhet shfrytëzuar maksimalisht.
Top Channel