Pragsezoni turistik në Berat, fillon pastrimi i lumit Osum

25/04/2016 09:40

Afrimi i sezonit turistik ka venë në lëvizje Bashkinë e Beratit, duke nisur nga lumi Osum. Ky lumë ka mjaft probleme, pasi në të hidhen jo vetëm mbetje, por edhe gjithë ujërat e zeza të qytetit.

Duke qenë pragsezon turistik, si një nga qytetet më të vizitueshëm, Bashkia e Beratit ka filluar të marrë masa, duke filluar nga Lumi Osum e deri tek sistemimi i parqeve si dhe pastrimi i zonave muzeale.

Ndërhyrjet kanë nisur në një pjesë të lumit që përshkon përgjatë shëtitores së Beratit, duke kaluar mes lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricë. Mijëra metro kub dherash dhe mbetjesh të ngurta janë hequr ditët e fundit nga ky segment i  lumit, gjë e cila e ka bërë disi më të pastër këtë zonë. Është Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Ujrave dhe Shërbimit Veterinar në këtë bashki që po punon për pastrimin e kësaj zone, e cila është një nga më të frekuentuarat.

Ndonëse bashkia përpiqet të minimizojë problemet e shumta që ka lumi Osum, ende nuk ka zgjidhje për mbetjet inertet apo ujrat e zeza që tejmbushin këtë lumë përgjatë rrjedhës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA