Trukime në tenis, 48 ndeshje nën hetim
23/04/2016 12:20
Dyshimet për ndeshjet e trukuara në tenis vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Njësia e Integrimit në Tenis orët e fundit bëri të ditur se hapi hetime në lidhje me këto dyshime. Sipas TIU-së, hetimet po kryhen për 48 ndeshje të luajtura gjatë 3 muajve të parë të këtij viti.
Janë vetë kompanitë e basteve që gjatë kësaj periudhe vunë alarmin për trukime të mundshme ndeshjesh, duke bërë që TIU-ja të ndërmarrë këtë hap.
Pjesa më e madhe e ndeshjeve të cilat dyshohen si të trukuara janë të turneve të vegjël dhe për momentin 3 janë tenistët që janë të ndëshkuar. Ata janë emra krejtësisht të panjohur: Nalamfun, Gadomski dhe Lindal.
Top Channel