Mustafa: Zgjedhjet serbe, vetëm një grumbullim votash

23/04/2016 15:20

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjve të Serbisë në Kosovë vetëm një proces që ka lidhje me pikat e grumbullimit të votave të qytetareve që kanë dy shtetësi.

“Zgjedhjet mbahen. Ne nuk kemi një marrëveshje të veçantë me Serbinë si qeveri. Vetëm sa e kemi autorizuar dhe jemi marrë vesh me OSBE-në që të kryejë këtë proces. Nuk flitet për zgjedhjet klasike të Serbisë në Kosovë, por vetëm për grumbullim të votave nga serbët e Kosovës, të cilët kanë dy shtetësi”, ka deklaruar Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka shtuar se qytetarët me dy shtetësi e kanë të garantuar me Kushtetutë të drejtën e votës, duke theksuar se ato vota menjëherë do të transportohen në Serbi ku dhe do të numërohen.

“Realizmin e kësaj të drejte ne ua kemi ofruar me OSBE-në, sepse nuk lejohet që dikush nga Serbia të vijë dhe të organizojë vendvotime këtu. OSBE do t’i kryejë këto detyra. Janë diku rreth 5 qendra grumbullimit të votimit, vetëm grumbullohen ato vota, nuk numërohen, nuk shpallen rezultatet këtu, vetëm barten në Serbi si vota të qytetarëve”, ka thënë Mustafa.

Serbët e Kosovës, të cilët kanë edhe shtetësi serbe, do të votojnë të dielën për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Me të drejtë vote janë rreth 100 mijë prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA