Kosovë, hetim vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së

23/04/2016 14:20

Policia e Kosovës vazhdon hetimet mbi vrasjen e një ish-ushtari të UÇK-së, për të cilin mediat kosovare kanë hedhur dyshime se ka qenë një ndër dëshmitarët e Gjykatës Speciale.

Top Channel kontaktoi me zyrtarin për informin në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili konfirmoi se kanë marrë në pyetje një numër personash në cilësinë e dëshmitarëve dhe të tjerë, në mënyrë që të zbulohet identiteti dhe vendndodhja e të dyshuarve të mundshëm.

Ngjarja ndodhi te enjten në Drenas, ku u gjet i vrarë Bedri Curri. Pak ditë pas ngjarjes të afërm të tij hodhën të parët dyshimet mbi misterin e vrasjes. Trupi i 37-vjeçarit u gjet nga një bashkëfshatar i tij që po shkonte të punonte arën në malin afër fshatit Korreticë e Epërme.

Ndërkohë, ende nuk janë zbardhur detaje lidhur me udhëtimin e tij nga Fushë Kosova ku jetonte me gruan, në drejtim të fshatit të lindjes ku jetojnë prindërit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA