Dita Botërore e Librit, evente kulturore në Prishtinë

23/04/2016 14:30

Në Ditën Botërore të Librit, në Prishtinë është organizuar “Festivali i Librit 2016”, ku lexuesit kanë shkëmbyer libra me njëri-tjetrin.

“Sot mora pesë libra, po shpresoj që të marr edhe disa të tjerë, por pse jo edhe t’i blej. Është një aktivitet mjaft i mirë dhe një ide mjaft e qëlluar”, tha Sade Krasniqi, që vizitoi eventin.

Të moshuarit vlerësojnë se librat nuk po lexohen shumë nga të rinjtë në Kosovë. “Duhet të lexojmë sa më shumë, të lexosh është mençuri. Gjithë mençuria e njerëzimit vjen nga librat. Pak po lexojnë. Përpara kemi lexuar më shumë”, u shpreh Ejup Musolli.

Për ditën e librit u organizua edhe një panair 2-ditor ku librari të ndryshme të Prishtinës  kanë ulur çmimet. Dita Botërore e Librit dhe të drejtës së autorit është shënuar edhe nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Ndërsa në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” është organizuar një debat mes të rinjve dhe shkrimtarëve me temë “Libri dhe kultura e leximit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA