Peleshi nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për klimën

22/04/2016 19:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka nënshkruar këtë të premte Marrëveshjen e Parisit për klimën në selinë e OKB-së, në Nju Jork.

Bëhet fjalë për një rekord historik, pasi janë 170 shtete që nënshkruan angazhimin për një veprim të përbashkët për të përballuar ndryshimin e klimës.

Në fjalën e tij, zoti Peleshi i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë që qeveria shqiptare po i kushton shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.

Ai gjithashtu u fokusua tek nevoja për forcimin e vlerave të shoqërive demokratike, duke synuar rritjen ekonomike në dobi të rritjes së mirëqenies së popullsisë dhe të thellimit të harmonisë sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA