Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, ministrat e Financave diskutojnë lehtësirat

22/04/2016 00:00

Ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës diskutuan në Tiranë për masat e tjera që do të ndërmerren për të lehtësuar tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Takimi i paraprin mbledhjes së përbashkët të qeverive, në fund të muajit tjetër.

“Kemi rënë dakord për një axhendë shumë intensive deri para mbledhjes së qeverive, për të parë çfarë kemi bërë, çfarë janë në proces dhe çfarë do të bëhet. Kryesisht në lehtësimin e mëtejshëm doganor, operacionet e përbashkëta dhe shkëmbimin e informacionit”, u shpreh Ahmetaj.

“Ne kemi bërë një rishikim të progresit që kemi arritur deri tani dhe identifikuam disa çështje që do të adresohen 2-3 javët e ardhshme, me qëllim që të miratohen në mbledhjet e qeverisë”, tha Ahmeti.

Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë trefishuar në gjashtë vitet e fundit. Ahmetaj tha se para mbledhjes së qeverive do të mbahet një dëgjesë e përbashkët me sipërmarrësit e të dy vende.

“Për të dëgjuar bizneset prodhuese dhe ato eksportuese për problemet e tyre, se çfarë kërkesash kanë ata ndaj dy qeverive në funksion të të dy qeverive”, tha Ahmetaj.

Vitin e kaluar Kosova ishte tregu i dytë i eksporteve shqiptare me 200 milionë dollarë, ndërsa importet nga ky shtet ishin rreth 50 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA