Rusia bllokon Kosovën, në Europian me flamurin e Federatës së Xhudos
21/04/2016 00:00
Vendi organizator i Kampionatit Europian të xhudos, Rusia, nuk ka lëshuar pe, duke vendosur që garuesit nga Kosova të mos paraqiten me simbole shtetërore në aktivitetin që do të mbahet në Kazan nga 21 deri më 24 prill.
Kjo e kishte detyruar trajnerin Driton Kuka të ekipit të xhudos së Kosovës që të mendojë ta tërheq ekipin nga ky eveniment.
Por, pas konsultave të mëtejshme, ka pranuar që skuadra e tij e përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, të marrin pjesë në Europian me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, duke shpresuar që kjo do të jetë hera e fundit që e bëjnë një gjë të tillë.
Top Channel