
Ajo ka shërbyer për 12 kryeministra, duke filluar me Churchill; ka qenë aty në rënien e perandorisë britanike; ka sfiduar tragjeditë e rënda të familjes së saj por edhe të kombit; dhe më 9 shtator të vitit të kaluar, Mbretëresha Elizabeth është bërë monarkja më jetëgjatë në Britani.
Ndërsa sot ajo feston 90-vjetorin. E veshur me stilin e saj karakteristik kombinimin njëngjyrësh deri tek kapela, Mbretëresha nuk tregon moshën me kalimin e viteve.
“Ajo është e shëndetshme, bën ushtrime fizike, ecën, merret me kuajt dhe nuk ka asnjë arsye që papritur të ndalet së bëri këtë aktivitet”, deklaroi Ingrid Seward, autori i “Fjalimit Mbretëror”.
Kori i “Royal Post”, ku Mbretëresha ishte e pranishme së bashku me bashkëshortin e saj, Duken e Edinburgut, e nderoi atë me një interpretim të përzemërt me këngën “Happy birthday” ku më pas mori edhe lule nga fëmijët e vegjël.
Ditëlindja e monarkes zyrtarisht festohet në muajin qershor për arsye ceremoniale, ku Buckingham Palace shndërrohet në një ambient të vërtetë festiv.
Douglas Hurd, ish-ministri i Jashtëm, e ka cilësuar Mbretëreshën Elizabeth si “gruaja e palëkundur”.
Top Channel