Kosovë, takohen liderët e pozitës dhe opozitës

21/04/2016 10:50

Disa muaj pas gazit lotsjellës dhe bllokimit të institucioneve e refuzimit për dialog, liderët e partive politike kosovare nga pozita dhe opozita janë ulur së bashku në një tryezë të përbashkët.

Liderët partiakë kanë pranuar të ulen në tryezë diskutimi për të biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që ka hyrë në fuqi nga 1 prilli.

Në këtë tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, po merr pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar, i cili tha se “ky dialog që po fillon sot duhet të vazhdojë, pasi ai ndihmon integrimin më të shpejtë të Kosovës në BE”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA