Kosovë, çelet java e të pagjeturve; Gjetaj: Çështja, peng e politikës

21/04/2016 15:55

Çështja e mbi 1.600 personave të pagjetur që nga koha e luftës në Kosovë po mbahet peng nga politika. Kështu ka deklaruar kryesuesi i komisionit qeveritar, Prenk Gjetaj, në hapjen e javës së personave të pagjetur, e cila nisi këtë të enjte me vendosjen e luleve në në memorialin pranë Kuvendit.

“Ne kemi vërejtjet tona, kërkesat tona që kjo çështje të sensibilizohet, të futet edhe në tryezën e bisedimeve në nivelet politike, sepse vlerësojmë se edhe më tutje, çështjen e të pagjeturve peng e mban politika”, ka deklaruar Gjetaj.

Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini, tha se nuk është bërë mjaftueshëm për këtë kategori, por kjo nuk varet vetën nga institucionet e Kosovës.

“Bëjmë çfarë të mundemi, por ata nuk i kanë duart e zgjidhura për të bërë aq sa duhet sipas kërkesave të familjarëve. Ende ka shumë punë për të bërë brenda dhe jashtë Kosovës”, ka deklaruar Qerkini.

Deri më 27 prill, kur edhe shënohet dita e të pagjeturve do të ketë aktivitete të ndryshme, vizita në familje dhe memoriale në gjithë vendin. Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh, në Kosovë mbeten të zhdukur edhe 1666 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA