Arsenal mposht West Brom, tifozët bojkotojnë “topçinjtë”

21/04/2016 00:00

Alexis Sanchez me dy gola të realizuar udhëhoqi Arsenalin drejt fitores së 500 në Premier League, duke u bërë vetëm skuadra e dytë angleze pas Manchester United që arrin një gjë të tillë.

Fitorja 2-0 në shtëpi ndaj West Brom bën që “topçinjtë” të konsolidojnë shkallën më të ulët të podiumit që siguron edhe Europën sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi ndeshja u luajt në një stadium pothuajse të boshatisur, pasi tifozët e Arsenal kishin vendosur të protestonin pas rezultateve zhgënjyese të skuadrës së tyre të zemrës.

Sanchez i dha epërsinë vendasve në minutën e 6 me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, ndërsa në minutën e 38 realizoi edhe të dytën nga një goditje dënimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA