La Liga, Atletico e Real ruajnë hapin me Barçën

20/04/2016 00:00

Dy skuadrat e Madridit, Atletico e Real, shënojnë fitore në javën e 34 dhe mbajnë hapin me Barçën në luftën për titullin kampion. Goli i Fernando Torres mjaftoi që Atletico të fitonte transfertën ndaj Bilbaos.

Sulmuesi spanjoll tashmë ka shënuar në 5 ndeshje radhazi, gjë që ndodh për herë të parë në karrierën e tij si futbollist. Gjithsesi, fitorja çon Atleticon në kuotën e 79 pikëve, aq sa edhe Barça e vendit të parë.

Ndërkohë, Real Madrid fiton në shtëpi 3-0 përballë Villareal. Benzema, Lucas e Modric i dhurojnë tre pikë të reja skuadrës së Zidane e cila shpreson në ndonjë lëshim tjetër të Barçës e Atleticos. Real qëndron në vendin e tretë me një pikë më pak se këto dy skuadra.

Madrilenët e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Cristiano Ronaldo u largua nga fusha në fund për shkak dëmtimi, ndërkohë që Zidane kishte konsumuar të tre zëvendësimet.

Valencia arrin fitoren e tretë radhazi pasi mposhti në shtëpi 4-0 skuadrën e Eibar, duke iu afruar Europës në vetëm 6 pikë. Sevilla humbi në transfertën ndaj Gijon 2-1, ndërsa Malaga barazoi në shtëpi ndaj Vallecanos 1-1.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta