10 ishujt më të bukur në botë
20/04/2016 00:00
Website “TripAdvisor” ka bërë një klasifikim të 10 ishujve më të bukur në botë dhe më interesant për t’u vizituar. Vendi i parë është zënë nga ishulli Maui në Hauai.
Ishulli në Oqeanin Paqësor është i famshëm për plazhet përrallore, dy male vullkanike, si dhe për florën dhe faunën që nuk gjendet askund tjetër në planet.
Në vendin e dytë është renditur ishulli grek i Santorinit e në vendin e tretë, është zgjedhur Xhamajka që shtrihet në Karaibe.
Fshatrat me shtëpi të bardha e çati blu, janë vendosur mbi honet vullkanike. Ky është Santorini, ishulli grek, i cili ia detyron panoramën spektakolare, pikërisht shpërthimeve vullkanike.
Top Channel