
Golden State nuk ndalet në fazën e Playoffit në NBA. Edhe pse pa Stephen Curry në parket, që u la pushim për shkak të një problemi në kavilje, skuadra kampione në fuqi arriti të fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj Houston 115-106, duke marrë kryesimin në serinë e ndeshjeve në 2-0.
Ai që mori frenat e skuadrës së Warriors në dorë ishte Thomson, i cili e udhëhoqi atë me autoritet drejt këtij suksesi duke e mbyllur takimin me 34 pikë. Për Rockets, James Harden shënoi 28 pikë, por kjo nuk i mjaftoi kësaj skuadre që të thyente Golden State
Dallas Mavericks triumfoi ndaj Oklahomës 85-84 duke e barazuar serinë e ndeshjeve me të në 1-1. Ndeshja ishte e ekuilibruar me skuadrat që luftonin pikë për pikë. Në fund ajo që mori më të mirën ishte skuadra teksane, për të cilën spikati Felton me 21 pikë. Oklahoma nuk mundi dot të evitojë disfatën pavarësisht 21 pikëve të Durant dhe 19 të Uestbruk.
Vendoset ekuilibri edhe në ndeshjen tjetër të Playoffit mes Indiana Pacers dhe Torontos me skuadrën kanadeze që fitoi përballjen e dytë me rezultatin 98-87. Pol George shënoi 28 pikë për Indianën, por ai nuk kishte mbështetjen e duhur të shopkëve të tij të skuadrës, ndërkohë që krejtësisht e kundërta ndodhi me Toronton ku spikatën Valanciunas me 23 pikë, Louri me 18 pikë dhe De Rozan me 10 pikë.
Top Channel