Tottenham “poker” Stoke Cityt, presion Leicesterit

18/04/2016 00:00

Harry Kane dhe Dele Alli me nga një “dopietë” bën që Tottenham të mposhtë Stoke Cityn 4-0 në “Britannia Stadium” të hënën në mbrëmje dhe të ngushtojnë diferencën ne vetëm 5 pikë me kryesuesit e Leicester.

Kane u kujdes që skuadra nga veriu i Londrës të nisë ndeshjen në mënyrë perfekte, ku pas një gjuajtjeje të bukur në minutën e 9 shënoi për 1-0.

Miqtë u desh të prisnin minutën e 67 që të dyfishonin epërsinë me Alli, por Kane u kujdes që shpejt fitorja të hipotekohet kur realizoi për 3-0.

Alli shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Tottenham 8 minuta nga fundi.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 68 pikëve, 5 më pak se Leicester, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA