Ndalet Leicester, por ëndrra vazhdon…

17/04/2016 16:30

Pas 5 fitoresh radhazi, surpriza e këtij viti në Premier League, Leicester, është ndalur në shtëpi këtë të diel nga West Ham me rezultatin 2-2.

Dy pikë të humbura për ekipin e trajnerit Ranieri, por mbi të gjitha një ndëshkim i madh për ta ishte kartoni i kuq i marrë nga sulmuesi i tyre kryesor, Vardy.

Ndeshja nisi mirë për udhëheqësit e Premiere League, duke shënuar që në minutën e 18 me anë të Vardyt. Por edhe West Ham këtë sezon është një ekip për t’u respektuar. Miqtë morën lojën nën kontroll dhe krijuan raste të shumta për shënim. Ndeshja mori kthesë në minutën e 56, kur Vardy u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të lërë fushën e lojës.

Minutat 84 dhe 86 ishin fatale për vendasit, pasi West Ham shënoi dy herë, duke përmbysur rezultatin. Por, atëherë kur u mendua se Leicester humbi në këtë sfidë, arbitri akordon një 11 metërsh në minutën e pestë të shtesës, të cilin e kthen në gol Ulloa.

Duke pasur parasysh si shkoi ndeshja, një pikë në këtë sfidë për Leicester mund të cilësohet mjaft e rëndësishme, pasi aktualisht, kur kanë mbetur edhe 4 jëvë nga fundi, ata ndodhen 8 pikë larg Tottenhamit,  të cilët kanë mundësi ta çojnë diferencën në 5 pikë ditën e nesërme kur do të luajnë ndaj Stokes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA