Kandidatja për rektorin e ri, Dibra: Politika po cenon zgjedhjet

17/04/2016 00:00

Kandidatja për rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra ngre shqetësimin se gara po cenohet nga deklaratat politike dhe “tymnaja” që i shoqëron.

Në një prononcim për Top Channel, ajo i bën thirrje kundërshtarit të saj në garë Mynyr Konit, që nëse është kërcënuar t’i drejtohet Prokurorisë dhe të zbardhet e vërteta.

“Është cenuar gara; është cenuar demokracia në zgjedhje. Ajo që po ndodh midis ditës së djeshme dhe ditës së sotme është një dhunim i procesit zgjedhor, një politizim i këtij procesi. Unë them që zoti Koni të shkojë në Prokurori dhe të bëjë denoncimin përkatës nëse ka kërcënim. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë zoti Koni për të larguar të gjithë tymnajën. Unë shpresoj që Prokuroria të veprojë shpejtë sepse çështja e zgjedhjeve në universitet nuk pret, pasi zgjedhjet janë të mërkurën. Unë distancohem nga të gjitha veprimet që po dhunojnë procesin zgjedhor”, u shpreh për Top Channel kandidatja për rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA