Korrupsioni në drejtësi, GRECO: U zbatua vetëm 1 nga 10 rekomandimet

15/04/2016 11:20

GRECO, njësia e anti-korrupsionit në Këshillin e Europës, mesditën e së premtes publikoi një raport për parandalimin e korrupsionit në radhët e deputetëve dhe gjyqtarëve.

“Autoritetet shqiptare kanë zbatuar vetëm 1 nga 10 rekomandimet e bëra nga vlerësimi raportit të 2014-s në lidhje me masat që duhet të ndërmerrn në parandalimin e korrupsionit tek deputetët dhe gjyqtarët. 9 rekomandimet e tjera janë zbatuar pjesërisht”, ky është konkluzioni këtij raporti.

GRECO vlerëson hapat pozitiv të deritanishëm, por me urgjencë kërkon hartimin e një kodi sjelljeje për deputetët i cili do të rregullojë kontaktet e tyre me lobistët dhe në mënyrë të veccantë rast pas rasti kur ata kanë konflikt interesi.

Gjithashtu, Këshilli Europës kërkon shtimin e kontrolleve për asetet e deklaruara në deklaratat e pasurisë.

Raporti vëren se përsa u përket gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma ku ka progres të dukshëm por mbetet larg adresimit të shqetësimeve të evidentuara nga GRECO.

“Jemi të zhgënjyer nga mospasja e një sistemi adekuat të vlerësimit të performancës, përfshirë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mungojnë rregullat e etikës në mënyrë të veccantë për gjyqtarët”, thuhet në raport.

GRECO i jep kohë autoriteteve shqiptare të përmbushin këto rekomandime deri më 30 shtator 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA