F1, Hungaria rinovon kontratën deri në vitin 2026

15/04/2016 17:40

Çmimi i Madh i Hungarisë do të jetë pjesë e Botërorit të Formulës 1 deri në vitin 2026. Drejtuesit e këtij kampionati rinovuan kontratën me administratorët e pistës së Hungaroringut, lajm ky që u bë i ditur nga ministri hungarez Sezhtak Miklos.

“Hungaria do të zhvillojë një garë të Formulës 1 deri në vitin 2026. Mund të them se do të organizojmë gara në kushte shumë të favorshme”, tha Miklos për median vendase, pa dhënë detaje të shumta për kontratën e re.

Pista e Hungaroringut është një ndër jetëgjatat dhe tradicionalet në kalendarin e Formulës 1. Ajo është bërë pjesë e këtij Botërori në vitin 1986 dhe këtë vit ajo do të përjetojë garën e 30 radhazi. Pilotët që kanë fituar më shumë në Hungaroring janë pikërisht gjermanët Michael Schumacher e Sebastian Vettel, nga 4 triumfe secili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA