Emergjenca në Kukës, nis pastrimi i Liqenit të Fierzës

15/04/2016 13:15

Një ditë pas shpalljes së emergjencës nga prefektura e qarkut Kukës për ndotjen në Liqenin e Fierzës ka nisur edhe operacioni i pastrimit.

Në operacion janë angazhuar 18 forca me 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) e Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura, bën të ditur drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile. Në vendin ku po kryhet ndërhyrja ndodhet edhe drejtori i Emergjencave Shemsi Prençi.

Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në rang qarku u mblodh pas konstatimit të një dite më parë të situatës për të analizuar dhe identifikuar shkaqet e lindjes së ndotjes mjedisore të liqenit të Fierzës dhe marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA