Borxhet, ekspertët gjermanë: Shqipëria, mes 108 vendeve të kërcënuara

15/04/2016 11:40

Plot 108 vende sipas ekspertëve gjermanë, mes të cilëve dhe Shqipëria, rrezikohen nga kriza e borxheve. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”, thotë Jurgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de”, i cituar nga “Deutsche Welle”.

“Nga rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe rritja e papritur e interesave kërcënojnë borxhe të reja si në vitet 1980”, sqaron specialisti.

Sipas të dhënave të “Erlassjahr.de”, borxhet shtetërore kundrejt donatorëve të jashtëm në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion janë në rritje prej vitesh dhe kanë arritur ndërkohë një shumë të përgjithsme prej rreth 5.4 miliardë dollarë borxhe.

Kjo rritje është 5 herë më shumë se përpara 25 vitesh. Raporti arrin në përfundimin se 108 shtete konsiderohen si “me borxhe kritike” dhe raste dramatike në periferinë europiane, si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri.

Këtyre u shtohen edhe vende si Gambia, Gana dhe Mauritania në Afrikë, India e Pakistani si dhe Libani e Jordania në Lindjen e Mesme.

Rreziqet e një përkeqësimi të gjendjes së borxheve në vendet e prekura kanë të bëjnë me rënien e ndjeshme të çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe si dhe rritjen e dobët të ekonomisë globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA