Shtypi botëror ka ngacmuar Barcelonën dhe ka ngritur në qiell Atleticon pas ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-0 për bardhekuqtë dhe rrjedhimisht pas eliminimit të katalanasve. “Ku ishte Messi?”
“Nuk kemi lajme nga Leo Messi”, thotë Daily Mail, që shton se as argjentinasi dhe as Neymari nuk janë më ata që kanë qenë para pushimit të kombëtareve.
Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport thotë se ishte “një mbrëmje e hidhur për Messin dhe shokët e tij”.
L’ Equipe i Francës nënvizon se sërish është Atletico Madrid skuadra që eliminon Barcelonën nga Champions League, ndërsa Griezmann është lideri i saj.
Argjentinasja Ole thotë se bëhet fjalë për një triumf të madh të Atletico Madrid. Po Messi? Nuk diti, nuk mundi dhe nuk gjeti mënyrën për t’iu kundërpërgjigjur kundërshtarit.
Ndërsa katalanasja Sport mendon se arbitri dhe Griezmann e eliminuan Barcelonën: “Atletico, i nxitur nga tifozeria, dukej se do e hante Barcelonën. Në fund, skandali! Rizzoli nuk dha një penallti të pastër për katalanasit”.
Top Channel