
Tensionet kanë vazhduar në kampin e Idomenit, ndërsa qindra refugjatë të stacionuar kanë goditur me gurë forcat policore në kufirin ndarës me Maqedoninë.
Ata u përpoqën të shkatërronin gardhin ndarës me tela, në mënyrë që të kalonin në territorin e Maqedonisë, por trupat e sigurisë frenuan të gjitha përpjekjet. Policia përdori bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë të gjithë njerëzit.
Bashkimi Europian i ka dhënë Greqisë dy javë për të forcuar kufijtë e saj, ose në të kundërt, vendi do të përballet me pezullimin nga zona “Schengen”.
Që kur Brukseli ka vendosur mbylljen e rrugës kryesore për mijëra refugjatë, frustrimi dhe dëshpërimi është në rritje në mesin e tyre. Protestat nuk mungojnë dhe as përplasjet e shumta me policinë.
Por fati i refugjatëve mbetet i paqartë, ndërsa vendet e unionit po luftojnë për të rënë dakord mbi një përgjigje të bashkuar ndaj krizës.
Top Channel