Kobe Bryant i jep lamtumirën basketbollit me 60 pikë në ndeshjen e tij të fundit (Video)

14/04/2016 08:20

Kobe Bryant i dha lamtumirën basketbollit në orën 07:15 (me orën tonë) të ditës së enjte. Dhe lojtari i Los Angeles Lakers e bëri këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar 60 pikë ndaj Utah Jazz.

Largohet në këtë mënyrë një basketbollist i dashuruar dhe i urryer në të njëjtën kohë, i cili ka kaluar 20 vite me të njëjtën skuadër. 1346 ndeshje, 48637 minuta, 33643 pikë, 5 unaza kampioni, 2 tituj si lojtari më i mirë i Finaleve…

Shifra marramendëse që i rezervojnë një vend në Olimpin e Zotave. Aty ku janë Chamberlain, Russell, Bird, Magic dhe mbi të gjitha Jordan, të cilin Kobe Bryant u mundua ta arrinte me këmbëngulje të madhe. Kobe ishte i vetmi i një brezi të humbur që guxoi të rikthente kujtimet e lojtarit më të madh që ka parë basketbolli ndonjëherë.

Në “Staples Center” të Los Angeles ishin të pranishëm për ndeshjen e fundit të tij Magic Johnson, Shaquille O’Neal, Snopp Dog, Jack Nicholson, Jay-Z… Të gjithë donin të shikonin 42 minutat e fundit të Bryant. Kobe i bëri të gjitha. Donte t’i bënte të gjitha. Shokët e tij donin që ai t’i bënte të gjitha. E kishte detyrë ndaj të pranishmëve, ndaj NBA dhe ndaj vetes.

Tentoi 50 gjuajtje nga fusha dhe realizoi 22, për 60 pikë në total. Lakers fituan 101-96 dhe “Staples Center” u ngrit në këmbë për të përshëndetur legjendën. Për herë të fundit.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA