UEFA inspekton stadiumin e Shkodrës
13/04/2016 11:50
Dy specialistë të UEFA-s kanë inspektuar punimet në stadiumin e Shkodrës, ku dhe kanë lënë detyra për tu plotësuar në ditët në vijim.
Sipas lajmit të publikuar në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, dy specialistët Tim Bagner dhe Fernand Meese kanë parë me imtësi ecurinë e punimeve. Ata shoqëroheshin nga specialistë dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm të FSHF-së, si dhe drejtues të klubit Vllaznia.
I pranishëm ka qënë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj. “Pasi janë njohur nga afër me të gjitha zhvillimet në impiant, ata kanë lënë edhe detyra të cilat do të plotësohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Top Channel