Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Lajmet që flasin për një përforcim të kandidaturës së Gianni De Biasit për të marrë drejtimin e Italisë pas përfundimit të Euro 2016 nuk e kanë lënë aspak indiferent trajnerin e kombëtares shqiptare.
Në një intervistë për median italiane, tekniku 59-vjeçar nuk e ka mohuar se e tundon ideja për të qenë në stolin e “të kaltërve”, por shtoi se për momentin në drejtim të tij nuk ka ardhur ndonjë ofertë konkrete.
“Do të ishte diçka vërtet shumë e bukur sikur të drtejtoja kombëtaren e Italisë, por në këtë çështje nuk ka asgjë konkrete. E ndjej veten gati për një eksperiencë të tillë. Me Federatën Shqiptare të Futbollit kam një kontratë deri më 2018, por kam edhe një akord me presidentin Duka i cili do të më lejojë të largohem nëse do të marr oferta të rëndësishme”, tha De Biasi.
Top Channel