Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Pak ditë para se Kosova të votohet për pranimin në UEFA dhe më pas në FIFA, zyrtarë të lartë të këtyre dy organizatave më të rëndësishme të futbollit europian e botëror kanë vizituar Kosovën.
Ata zhvilluan një takim me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, si dhe me zyrtarë të tjerë të FFK-së, ku u diskutua lidhur me aplikimin e përgatitur nga pala kosovare për anëtarsim në UEFA dhe FIFA.
“Është formuar një byro, një komision ‘ad hoc’ që përbëhet në nivelin më të lartë nga Senesh Ezrik, i cili është kryetar i Asociacionit të Federatave sportive Botërore; nga Piter Gillerom, i cili është nënkryetar i UEFA-s dhe FIFA-s; nga Nicola Luca, administrator i shërbimeve ligjore; si dhe Thierr Favre, përfaqësues nga UEFA. Ky komision ka ardhur këtu që të vlerësojë aplikimin tonë. Do të thotë që të shihet nga dora e parë, nëse është real aplikimi që kemi bërë”, tha Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Sipas Salihut, zyrtarët e UEFA-s dhe të FIFA-s vlerësuan aplikimin si të shkëlqyeshëm, ndaj u organizuan takime edhe me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Në këto takime u kërkua përkrahje për Federatën e Futbollit Kosovar, kryesisht për infrastrukturën e stadiumeve, e që sipas Salihut është problemi më i madh për futbollin kosovar.
Pas vizitës dyditore, ku përfshihet edhe vizita në stadiumet e Prishtinës dhe të Mitrovicës, komisioni do të përgatisë një raport, të cilin do t’ia paraqesë Kongresit të UEFA-s, që më 3 maj do të mblidhet në Budapest dhe do të votojë “pro” ose “kundër” pranimit të Kosovës.
Top Channel