Amnisti për Sharapovën?

13/04/2016 13:20

Per herë të parë Agjensia Ndërkombëtare Antidoping duket se do të vendosë amnisti për përdorimin e një substance aktualisht të futur në listën e të ndaluarave.

Bëhet fjalë për meldoniumin substanca që mes sportistëve të tjerë është dhe shkaku i pezullimit të Maria Sharapovës, tenistes ruse që u përfshi në furtunën e skandalit të dopingut muajin e fundit.

Sipas WADA-s, prania e kësaj substance në sasinë e një mikrogrami në analizat e kryera përpara muajit mars të këtij viti, do të falen.

Me këtë aministi të Agjensisë Ndërkombëtare Antidoping, mes 40 atletëve që kanë rezultuar pozitivw në këtë vit me këtë substancë mund të shpëtojë edhe Sharapova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA