Roma është ndalur në “Olimpico” nga Bologna në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Serie A, e cila përfundoi në shifrat 1-1.
Të besuarit e Spalletit dominuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste para portës kundërshtare, por nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol në këtë takim. Ishin miqtë ata që realizuar të parë. Në minutën e 25-t, Rossettini realizoi një gol të bukur me një goditje perfekte.
Verdhekuqtë e rritën ndjeshëm presionin dhe ishte kapiteni Totti që del në skenë duke dhuruar një asist për egjiptianin Salah, i cili e kthen në gol në minutën e pestë të pjesës së dytë. Por vetëm kaq, pasi deri në fundin e takimit, Roma do të krijonte raste të shumta, por lojtarët e saj nuk arritën të tregohen cinik para portës kundërshtare, duke shpërdoruar shumë.
Pas kësaj ndeshje, Roma vazhdon të mbajë vendin e tretë të renditje me 64 pikë, 6 më pak se Napoli i vendit të dytë dhe 8 më shumë se Interi i vendit të tretë.
Top Channel