LeBron James me punë të dytë: shet pica (Video)

11/04/2016 00:00

Dita e parë e punës është e vështirë për këdo, edhe nëse je një yll i basketbollit botëror, si në rastin e LeBron James. Lojtari i Cleveland Cavaliers u pa në Pasadena si pjesë e stafit të “Blaze Pizza”, ku iu prezantua klientëve me emrin Ron.

E çuditshme është se shumë pak njerëz duket se e njohën. Një vajzë i tha: “Më dukesh shumë fytyrë e njohur”.

Ndërsa një tjetër e ngatërron me Dwayne Wade, basketbollistin e Miami Heat. “Ma thonë shpesh këtë. E kam emër të dëgjuar”, përgjigjet LeBroni për lojtarin me të cilin ka qenë shok skuadre për disa vite me radhë.

Top Channel