“Faraoni” Neymar, “Football Leaks” zbulon fitimet e tij

11/04/2016 12:45

“Football Leaks” nxjerr në dritë detaje nga kontrata e nënshkruar mes Neymar dhe Barcelonës në vitin 2013. Faqja e internetit që prej kohësh po zbulon të dhëna të paditura më parë në lidhje me transferimet e lojtarëve, publikon shifra marramendëse për sulmuesin brazilian.

Sipas dokumentacionit të publikuar nga “Football Leaks”, rezulton se Neymar ka përfituar 8.5 milionë euro vetëm për firmën në kontratë, ndërkohë që klauzola e zgjidhjes së saj kap vlerën e 190 milionë eurove.

Por ajo që befason më shumë është shifra që ka të bëjë me grumbillimet në skuadër. “Football Leaks” zbulon se Neymar përfiton 100 mijë euro sa herë që përfshihet në skuadër për një ndeshje futbolli. Duke bërë llogaritë, bonusi për prezencën e tij në skuadër arrin në 1 milionë e 62 mijë euro, shifër e cila u bashkohet bonuseve për fitoren e trofeve me Barcelonen.

Por jo vetëm kaq, në bazë të kësaj kontrate, Neymar përfiton të ardhura edhe në rast sjelljeje të mirë jashtë fushës së lojës dhe për mësimin e gjuhës katalanase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA