Emigrantët, rikthehet frika për aksin Libi-Itali

11/04/2016 11:30

Rreziku i një shpërthimi të ri të itinerarit të refugjatëve nga Libia drejt Italisë po bëhet gjithmonë e më i pranishëm dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin llogarit tashmë që gjatë tre muajve të ardhshëm, mbi 16.000 vetë do të guxojnë t’i rikthehen rrugës së vjetër e të kalojnë detin me gomone, 60% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas mediave gjermane, kontrabandistët kanë bërë të ditur deri dhe përmes Facebook-ut se biznesi i trafikimit do të fillojë masivisht javët e para të prillit.

Kapiteni Bastian Fischborn, zëdhënës i misionit të marinës të Bundeswehr-it gjerman thotë se kjo është pikërisht periudhë kur merr fund moti i keq në Mesdheun qendror.

Por, edhe pse deti mund të jetë më i qetë, shton ai, si gomonet ashtu edhe varkat e drurit nuk janë të përshtatshme për të përshkuar një distancë të tillë prej 450-600 kilometra.

150.000 deri në 200.000 persona presin në qytetet bregdetare përreth kryeqytetit libian, Tripoli që moti të përmirësohet për të ardhur drejt Europës, njoftojnë shërbimet sekrete.

Federica Mogherini, e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, paralajmëroi se në total janë gati 450.000 refugjatët që mund të marrin rrugën drejt Europës, edhe për shkak të gjendjes së pastabilizuar politike të Libisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA