Oliver Kahn, ish-portier i Bajernit të Mynihut, gjithmonë e ka pasur halë në sy Realin e Madridit. Në një intervistë për ZDF-në, ai ka kritikuar sërish Cristiano Ronaldon dhe lojën e “Los Blancos”.
Në lidhje me portugezin, ai iu referua fotografisë që lojtarët e Realit publikuan në rrjetet sociale pas fitores në “Camp Nou” ndaj Barcelonës. Në këtë foto, sulmuesi i Realit ishte vetëm me mbathje. “Kohët e fundit, më shumë po shoh muskujt e barkut të Cristianos sesa gjoksin e gruas sime”.
Pas kësaj batute ironike, Kahn analizoi edhe humbjen 2-0 të Realit ndaj Wolfsburgut, në çerekfinalet e Champions League, duke kritikuar lojën e madrilenëve dhe sjelljen e tyre në fushë.
“Dukej sikur lojtarët e Realit ishin të ofenduar nga fakti se po luanin ndaj Wolfsburgut”, tha ish-kapiteni i Bajernit dhe Gjermanisë.
Top Channel