Shalqiri shpërthyes po çmend internetin (VIDEO)
09/04/2016 00:00
Po, më shumë se 3 milionë njerëz panë në Facebook shpërthimin e një shalqiri.
Dy reporterë të Buzzfeed, vendosën më shumë se 500 llastikë gome në shalqi për të parë shpërthimin live në transmetimin në Facebook.
Facebook live është një e re e rrjetit social që u jep mundësi përdoruesve të transmetojnë për ndjekësit e tyre.
Gazetarët, të veshur me kostume të bardha, vendosën llastikët e gomës njëri pas tjetrit derisa ndodhi shpërthimi. Ky eksperiment mori më shumë se 45 minuta për tu performuar, i cili arriti shifrën e një milionë shikuesve. Që atëherë video është parë 3 milionë herë.
Top Channel