Rinis kthimi i refugjatëve nga Greqia në Turqi

08/04/2016 08:15

Një valë e dytë emigrantësh po kthehen nga Greqia në Turqi si pjesë e marrëveshjes me BE për të reduktuar numrin e atyre që mbërrijnë në Europë.

Disa autobuzë plot me emigrantë i dërguan ata në portet e ishujve greke nga ku, nën shoqërimin e policisë, u nisën drejt Turqisë.

Në fillim të kësaj jave, nga Greqia u nis një grup prej rreth 200 vetësh në Turqi, por më pas procesi u ndal, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkëesave për azil në Greqi. Sipas planit të BE-së dhe Ankarasë, emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Greqi pas 20 marsit, do të kthehen në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil, ose nëse kerkesa e tyre refuzohet.

Për secilin sirian që kthehet, BE do të pranojë një tjetër sirian që ka bërë një kërkesë të ligjshme. Sipas autoriteteve greke, të premten rreth 145 emigrantë u nisën drejt Turqisë, por numri i atyre që kthehen është ende shumë i vogël në krahasim me ata që vazhdojnë të mbërrijnë ilegalisht në Greqi.

Sirianët që u kthyen në Turqi të premten do të vendosen në kape refugjatësh për të zëvendësuar sirianët që merren nga BE, ndërsa ata që nuk janë sirianë do të çohen në qendra deportimi për t’u kthyer në vendet e tyre.

Më herët, presidenti i Turqisë Erdogan, tha se vendi i tij do ta implemetojë marrëveshjen me BE, vetëm nëse Brukseli repspekton angazhimet e tij që janë 3 miliardë eruo shtesë për Turqinë, përshpejtimi i anëtarësimit në BE dhe aplikimi i udhëtimit pa viza për Turqit deri në qershor.

Kthimi i emigrantëve në Turqi ka alarmuar grupet për të drejtat e njeriut që thonë se Turqia nuk është një vend i sigurt.

“Amnesty Internatioanl” akuzoi Ankaranë se kthen sirianë në Siri në mënryë të jashtëligjshme, diçka që Turqia e mohon. “Amnesty Internationa” tha se nuk ka fare informacion për emigrantët në ishujt grekë që nuk kanë akses në ndihmë ligjore dhe nuk dihet se cili do të jetë fati i tyre. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA