Durrës, merr flakë autobusi urban

08/04/2016 00:00

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autobuzi i linjës, Durrës-Plepa, në afërsi të Unazës së Kënetës, ka marrë flakë në motor.

Me shpejtësi drejtuesi i mjetit ka zbritur në tokë të gjithë pasagjerët dhe kjo ka bërë që të mos ketë dëme në njerëz por vetëm dëme materiale të mjetit.

Më pas kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë vënë nën kontroll flakët. Policia ka dalë në konkluzionin se zjarri shpërtheu pas një defekti në motor.

Top Channel