“Si e do gjobën? Për celular apo parkim?”

07/04/2016 00:00

Një efektiv i Policisë Rrugore është filmuar duke gjobitur një drejtues automjeti. Nuk ka asgjë të keqe deri këtu, por e çuditshmja ndodh kur polici e pyet qytetarin nëse gjobën e do për përdorim celulari në kohën që është në timon apo për parkim të gabuar.

“Si e do gjobën? Për celular apo për parkim?  Po të pyes në mënyrë shoqërore”, thotë polici.

“Ti zbato ligjin, zotëri. Mos më pyet mua”, ia kthen qytetari.

Top Channel