
Nëse në Kategorinë Superiore dhuna është larguar disi, në kategoritë e tjera të futbollit shqiptar, ajo vjen në forma të ndryshme. Më e fundit ka ndodhur të mërkurën në qytetin e Cerrikut, gjatë ndeshjes Turbina-Luftëtari.
Pak minuta pasi shënuan golin e fitores miqtë nga Gjirokastra, në fushë ka shpërthyer një dhunë nga futbollistët vendas, madje edhe prej tifozëve të Cerrrikut. Në video shihet se si një prej portierëve të Turbinës, vjen vrullshëm për të goditur kundërshtarin, e menjëherë pas tij në fushë shfaqen edhe disa tifozë, të cilët godasin gjirokastritët.
Trajneri Gerti Haxhiu u kërkon të tijve të ruajnë qetësinë, por ndërkohë të bie në sy fakti që arbitri i ndeshjes nuk bën asnjë ndëshkim për futbollistët që u përfshinë në këto incidente.
Për kronikë, Luftëtari fitoi 0-1 dhe kryeson në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërsa Turbina është në vendin e fundit.
Top Channel