7 prilli, përkujtohet rezistenca antifashiste në Durrës

07/04/2016 13:45

Është përkujtuar këtë të enjte në Durrës 77-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare. Autoritetet vendore, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për të ndalur pushtimin e vendit.

Xhelal Kacani, një veteran i luftës, kujton ato ditë të largëta por të lavdishme prilli. “Natën e 6 prillit isha përballë ambasadës angleze, shkova u strehova atje. Abaz Kupi liroi të burgosurit, ata shkuan në shtëpi gjoja për të luftuar. Të nesërmen Abazi iku dhe Shqipëria mbeti. Shqipërisë i doli zot vetë populli”, thotë Kacani.

Ashtu si dhe në vitet e kaluara edhe këtë herë në ceremoninë përkujtimore, të kthyer në traditë, munguan përfaqësuesit e opozitës dhe moshat shkollore.

Më 7 prill të 1939-s, Italia fashiste nisi nga porti i Durrësit pushtimin e Shqipërisë. Ajo u prit me armë nga forcat shqiptare, të cilat ndonëse me armatim dhe forca të pakta arritën t’i sprapsin disa herë trupat italiane.

Rezistenca shqiptare në bregdet u thye vetëm pas goditjeve me artileri të rëndë. Pas futjes në Durrës të forcave pushtuese, lufta u zhvendos në rrugët dhe rrugicat e qytetit bregdetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA