“Si shpëtuam ushtarin”, dëshmitë e banorëve që panë helikopterin të binte

06/04/2016 19:35

Banorët e zonës së bregut të Liqenit të Shkodrës ishin të parët që mbërritën sapo helikopteri u rrëzua mbi ujë. “E kam dëgjuar nga shtëpia, ishte një oshëtimë, sikur shpërtheu”, tregon një prej tyre, Bahri Ajazi.

Disa me not e disa me varka me motor u nisën drejt vendit ku u rrëzua helikopteri, nga ku një ushtarak kërkonte ndihmë duke ngritur dorën. Ai ishte ushtari profesionist Gerald Baramuça.

“Aty kam dëgjuar një zë, ‘ndihmë’. Kam bërë 200 metra not për ta arritur, por s’munda të shkoja atje. Ai tha, ‘mos u afroni se mund të plasë, dy të tjerët kanë mbaruar’”, tregon Ajazi.

Me gjithë paralajmërimin, varkat u nisën sërish drejt helikopterit për të nxjerrë dy pilotët, Donald Hoxhën dhe Florian Deliajn. Ndërsa të plagosorin e nisën drejt spitalit. Banori tregon dhe bisedën që pati me ushtarakun që i mbijetoi aksidentit.

“Kishte fraktura në kokë, krah të thyer dhe fliste vetëm për ambulancën, ‘ku është ambulanca’. Në atë kohë isha prezent vetë dhe e çova në spital pa ardhur ambulanca”, tregon Ajazi.

Policia, zjarrfikësit, ambulancat e më pas forcat e ushtrisë me helikopterë mbërritën në vendin e ngjarjes për të kërkuar dy viktimat. Polumbarët e RENEA-s brenda pak minutash i nxorën e më pas i transportuan me ambulancë. Ndërkohë, ekspertët e ushtrisë dhe prokuroria nisën hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA