Shqipëria bëhet anëtare e bordit ekzekutiv të PNUD
06/04/2016 10:30
Shqipëria tashmë është anëtare e bordit ekzekutiv të PNUD, fondi i OKB-së për popullsinë dhe zyrës për sërhbime projektesh të OKB-së.
Ky anëtarësim është një angazhim për një kontribut të madh që vendi ynë pritet të japë në fusha të zhvillimit të qëndrueshëm, përfshi qeverisjen demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive më vulnerabël, forcimin e paqes në botë etj.
Zgjedhja e Shqipërisë në këtë institucion të rëndësishëm drejtues është dëshmi e një angazhimi aktiv të vendit tonë në kuadër të agjencive zhvillimore të OKB-së, veçanërisht, pas miratimit nga Shqipëria të Axhendës Transformuese për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.
Top Channel