Moratorium 5-vjeçar për gjuetinë, qeveria kalon vendimin
06/04/2016 18:05
Të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme, të apasionuarve pas gjuetisë do t’u duhet t’i mbajnë çiftet të kyçyra në shtëpi. Projektligji për moratoriumin e gjuetisë është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Qeveria ndërmerr këtë hap duke argumentuar se qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër.
Projektligji parashikon gjithashtu se kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në zonat ku mbarështohet fauna e egër nuk do të mund të ushtrohet gjuetia.
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk do të përbëjnë vepër penale do të përbëjnë kundravajtje administrative dhe do të dënohen me gjobë nga 800 mijë deri në 1 milion lekë.
Top Channel