Helikopteri, shoqërohen banorët e zonës; jastëkët e ajrit nuk u hapën?

06/04/2016 20:00

Agjentë të policisë që mbërritën në zonën ku u rrëzua helikopteri ushtarak, në Malësinë e Madhe, kanë shoqëruar banorët e zonës që u përpoqën të shpëtonin pilotët.

Mësohet se, agjentët kanë bërë shoqërimin e banorëve në orët e pasdites për të marrë dëshmitë e tyre. Ndërkohë, burime ushtarake dhe policore bëjnë të ditur se kutia e zezë e helikopterit ndodhet ende brenda mjetit dhe nuk do të hiqet pa ardhur ekspertët e kompanisë Eurocopter.

Nga të njëjtat burime mësohet edhe një detaj lidhur me ngjarjen, se jastëkët e ajrit nuk janë hapur në momentin e përplasjes së mjetit me ujin. Gjithësesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të hedhin dritë mbi sa ka ndodhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA