Thiago Silva kërkon qëndrimin e PSG-së

05/04/2016 00:00

Zlatan Ibrahimovic ka lënë të kuptohet shpesh në deklaratat e fundit se nuk do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e PSG-së.

Megjithatë, ka disa zëra që kërkojnë qëndrimin e tij me kampionat francezë edhe për vitin e ardhshëm dhe një prej tyre është Thiago Silva.

Mbrojtësi brazilian ka kërkuar që kampionët e Francës të rinovojnë kontratën me sulmuesin suedez pasi është një futbollist unik.

Sipas tij, PSG nuk do të jetë njësoj pa 34-vjeçarin që është një lojtar shumë i  vështirë për t’u mbuluar nga skuadrat kundërshtare.

Top Channel