Autoritetet belge kanë ngritur akuza për terrorizëm ndaj një tjetër të dyshuari lidhur me një komplot për të kryer sulme në Francë.
Bëhet fjalë për një shtetas belg, i identifikuar me inicialet Y.A, i cili e ka çuar në 3 numrin e të akuzuarve për sulmin e parandaluar në Francë.
Komploti për atentat u zbulua pas arrestimit më 24 mars të shtetasit francez Reda Kriket, në periferi të Parisit.
Në shtëpinë e këtij të fundit u gjet një arsenal armësh dhe prokurorët parizienë folën për një “akt të menjëhershëm dhune ekstreme”, që për fat të mirë u parandalua.
Dy të akuzuarit e tjerë janë Abderamane A dhe Rabah N, ndërkohë që sërish në lidhje me atentatin e shmangur është një i dyshuar i katërt i arrestuar në Holandë e që po lufton për t’i shpëtuar ekstradimit në Francë.
Top Channel